ABSW

Përshëndetje të nderuar konkurentë dhe vizitorë të forumit tonë!


Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Your first subject
Wed Jan 21, 2009 4:37 pm nga Admin

Webfaqe Partner
RADIO ELITA BURIM I KENGES SHQIPTARE
«Albanian Beauty Student in the World»
«Albanian Beauty Student in the World»

 

Konkursi i bukurisë studentore shqiptare në Botë: «Albanian Beauty Student in the World» organizohet me qëllime humanitare. Spektakël me bukuri, kulturë, talent dhe inteligjencë i alternuar me humanizëm do të zbulojë dhe të cilësojë  talentet e reja rinore të paraqitjes së bukur dhe të sjelljes së mirë në moshat 17 – 28 vjeç, me qëllim që të mund t’i përfshijë si propozime të reja në botën e modës dhe të spektaklit në përgjithësi, gjithashtu të përcjellë një mesazh të mirë të shqiptarëve në mbarë botën nëpërmjet ngritjes së vlerës së bukurisë dhe të talentit të rinisë shqiptare si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

E veçanta e këtij konkursi është se për herë të parë do të jepet një çmim i posaçëm për bukurinë e inteligjencës studentore, për të cilin do të konkurojnë shumë konkurentë shqiptarë në të gjithë botën dhe nëpërmjet internetit. Fillimisht do të organizohen minikonkurse me konkurentët në disa shtete ku konkurentët do të intervistohen nga Juria Seleksionuese dhe më pas fituesit do të konkurojnë për tituj fitues në këto shtete. Konkurentët pjesëmarrës duhet të jenë maturantë, studentë dhe ish studentë të grupmoshës 17 - 28 vjeçare. «Albanian Beauty Student in the World» do të zhvillohet në disa faza: 

Skema fazave të organizimit:

 

Faza 1: Ideja për konkursin – Elanko ( albelanko@gmail.com Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme. Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë ) Konkurentët do të informohen në internet.

 

Faza 2: Gjetja e sponsorëve. Golden, Argent, Bronx, Simple. Do të informohen në internet me email.

 

Faza 3: Planifikimi buxhetor. Biznes – Plan do të planifikohet nga Stafi Organizator dhe Sponsorët. 2009

 

Faza 4: Paraqitja e Projekt - Idesë nga Group Art Management. Stafi Organizator dhe Sponsorët 2008

Faza 5: Regjistrimi dhe përzgjedhja e Ekipit Professional. Nga Stafi Organizator dhe G. A. M. 2006 - 2008

 

Faza 6: Ndarja e detyrave dhe përgjegjësive tek personeli drejtues. G. A. M. Do të informohen me email.

 

Faza 7: Regjistrimi dhe përzgjedhja e drejtuesve të aktivitetit. G. A. M. Do të informohen me email.

 

Faza 8: Regjistrimi dhe përzgjedhja e vullnetarëve. G. A. M. Nga vetë Stafi Organizator 2007 - 2008

 

Faza 9: Regjistrimi gratis i konkurentëve pjesëmarrës në konkurs. G. A. M. Nga Sekretaria e Konkursit 2007 - 2008

 

Faza 10: Dhënia e spektaklit Albanian Beauty Student. Minikonkurset do të jepen në disa shtete. 2009 - 2010

 

Faza 11: Ndarja e titujve fituese sipas rregullores. Nga Juria Speciale e Konkursit dhe nga Interneti. 2010

 

Faza 12: Reklamimi & Menaxhimi i Potencialit Njerëzor. G. A. M. Management për studentët fitues. 2010

 

Mbrëmja finale e «Albanian Beauty Student in the World» do të zhvillohet në shtator 2010 ku do të jepen titujt e fituesve.

Konkursi do të ketë këto objektiva:

 

Ø      Rigjenerimi i lulishteve ekzistuese në doganat shqiptare.

Ø      Pastrimi dhe zbukurimi i ambjenteve studentore shqiptare

Ø      Ngritja e shkollës verore Albanian Summer School in Greece.

Ø      Realizimi i kalendarëve të modës me fituesit e konkursit në disa gjuhë.

Ø      Zbulimi dhe cilësimi i talenteve të reja rinore të paraqitjes së bukur dhe të sjelljes së mirë në moshat 17 – 28 vjeç, me qëllim që të mund t’i përfshijë si propozime të reja në botën e modës dhe të spektaklit në përgjithësi.

Ø      Përcjellja e mesazheve të mira të studentëve shqiptarë nëpërmjet ngritjes së vlerës së bukurisë dhe të talentit të rinisë si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Ø      Kontributi vullnetar i studentëve në fillimet e Albanian Summer School in Greece.

Ø      Pjesëmarrja e fituesve në Albanian Fame Story in Greece.

 

Kujtesë për të gjithë pjesëmarrësit e aktivitetit:

 

v     Të gjithë pjesëmarrësit e aktivitetit duhet të testohen në shqip.

v     Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në konkurs duhet të dërgojnë CV-në e tyre së bashku me dy foto artistike si dhe kërkesën me shkrim në shqip.

v     Të gjithë pa përjashtim duhet të lexojnë dhe zbatojnë me përpikmëri rregulloren e brendshme të konkursit dhe të firmosin në librin e protokollit.

v     Pjesëmarrësit minorenë duhet të kenë lejen e njërit prind për pjesëmarrje në aktivitet dhe të dërgojnë edhe një vëtetim me shkrim të firmosur nga prindi i cili duhet t’i shoqërojë në konkurs.

v     Ekipi profesional, drejtuesit, punonjësit e vullnetarët duhet të dërgojnë edhe fotokopje të dokumentacioneve të aktiviteteve të përfshira në CV-në e dërguar. 

Statistikat
Forumi ka 4 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Eren-TR

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 1 artikuj v 0 temat
Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Nr. Rekord i përdoruesve online ishte 3 më Wed Jan 21, 2009 9:32 pm